Urdhërarresti për Netanyahun, reagon Biden e liderë të tjerë botëror
BKT
Rajoni dhe Bota

Urdhërarresti për Netanyahun, reagon Biden e liderë të tjerë botëror

Hanife Osmani/ RTK

Krerët shtetëror të Izraelit dhe liderët e Hamasit janë bërë subjekt i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Kjo pasi kjo e fundit ka lëshuar kërkesë për urdhër arrest për kryeministrin Benjanim Netanyahu, ministrin e mbrojtjes Gallant dhe tre liderë të Hamasit.

Për vendimin reagime pati edhe nga të gjithë udhëheqësit izraelit duke e cilësuar të njëjtin si fyes dhe turp historik. Vetë Netanyahu e quajti urdhërin "mizor" dhe e dënoi ashpër atë duke e cilësuar shtrembërim të realitetit.

Nga ana tjetër, zyrtar të Hamasit thanë se vendimi po e barazon viktimën me agresorin.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden e përshkruan vendimin e ICC-së si skandaloz, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken thotë se Uashingtoni thellësisht e kundërshton masën dhe hedh poshtë vendimin.

Politikanët evropianë patën qëndrime të ndryshe rreth njoftimit të e ICC-së. Kryeministri çek Petr Fiala e quajti vendimin e prokurorit Karim Khan "të tmerrshëm dhe plotësisht të papranueshëm".

Ndërsa, ministri i jashtëm belg Hadja Lahbib e mirëpriti masën, duke thënë se Belgjika mbështet punën e gjykatës dhe se krimet e kryera në Gaza duhet të ndiqen penalisht në nivelin më të lartë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale është një gjykatë globale e përhershme e formuar në vitin 2002, e cila ka fuqinë të ndjekë penalisht individë dhe liderë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ajo u ratifikua nga 124 vende, me përjashtim të SHBA-së dhe Izraelit.

Megjithatë, Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka forcë të saj policore për të gjurmuar dhe arrestuar të dyshuarit, por ajo mbështetet në shërbimet e policisë kombëtare për të bërë arrestime dhe për të kërkuar transferimin e tyre në Hagë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota