Suedi, `Të Moderuarit` thonë që të trajnohen 100.000 ushtarë ukrainas
BKT
Rajoni dhe Bota

Suedi, `Të Moderuarit` thonë që të trajnohen 100.000 ushtarë ukrainas

M.Miftari/RTKlive

Partia Moderatore e Suedisë propozon që BE të trajnojë 100.000 ushtarë ukrainas brenda një viti.

Ushtarët ukrainas, tashmë, po trajnohen në operacionet e BE-së.

Tomas Tobé, kandidati kryesor i Partisë Moderatore, në zgjedhjet e BE-së, gjatë një konference për shtyp tha se po shihet qartë që lufta në Ukrainë do të zgjasë, transmeton RTKlive.

“Fatkeqësisht, ne e dimë se kjo luftë nuk do të ketë një fund të shpejtë, nëse Putin nuk largohet nga Ukraina. Tani duhet të jemi afatgjatë dhe BE-ja, gjithashtu, duhet të përgatitet dhe të rrisë ambiciet e saj”, tha Tobé.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota