13:09 / 24.05.2024
SHBA i përgjigjet Dodikut pas paralajmërimit për ndarje
RTK
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm paralajmërimin e Milorad Dodikut për ndarje nga Bosnja.
Ambasada e SHBA-së në Sarajevë ka reaguar pasi kreu i Republika Serbe pas një mbledhjeje në Srebrenicë, të enjten, deklaroi se do të dalë me propozim pas 30 ditësh për “ndarje paqësore”.
Ambasada amerikane ka thënë përmes një deklarate se shkëputja e Republikës Serbe e vë integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjës e Hercegovinës në rrezik.























