Hamasi lëshoi raketa drejt Tel-Avivit, Izraeli thotë se s’ka të lënduar
BKT
Rajoni dhe Bota

Hamasi lëshoi raketa drejt Tel-Avivit, Izraeli thotë se s’ka të lënduar

Hanife Osmani /RTK

Hamasi ka sulmuar me raketa Izraelin. Ky i fundit raporton se nuk ka të lënduar. Sulmet vijnë në prag të bisedave për ndërprerje të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Hamasi ka nisur të paktën tetë raketa në kryeqendrën e Izraelit, Tel Aviv, për herë të parë në gati katër muaj luftime. Megjithatë nuk raportohet për të lënduar. E kjo vjen si kundërpërgjigje e operacionit ushtarak të cilin Izraeli po kryen në Rafah pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se ajo duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e saj.

Hamasi pretendoi meritën për fillimin e një sulmi "të madh" raketor në Tel Aviv në kanalin e saj Telegram. Hamasi po përpiqet të tregojë forcën e tij përpara negociatave të reja që priten të fillojnë të martën për t'i dhënë fund konfliktit ose mund të jetë duke u përpjekur t'i prishë ato.

Ndërkohë, mediat palestineze raportuan se të paktën një person ishte vrarë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shtëpi banimi në qendër të Rafahut. Raportet thonë se shumë nga të plagosurit u dërguan në spitalin e Kuvajtit. Izraeli filloi ofensivën e tij në qytetin jugor të Gazës rreth tre javë më parë, duke u zotuar të shkatërrojë, siç tha, batalionet e mbetura të Hamasit atje.

Sipas OKB-së më shumë se 800,000 palestinezë janë larguar nga qyteti jugor. Rreth 1.5 milion janë strehuar nga luftimet diku tjetër në Gaza. Fushata ushtarake e Izraelit në Gaza filloi pasi persona të armatosur nga Hamasi, organizata që sundonte territorin, sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 252 të tjerë përsëri në Gaza si pengje. E që nga kjo nismë e Hamasit, në Gaza janë vrarë së paku 35,800 palestinezë sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota