Nauseda sërish president i Lituanës
M.Miftari/RTKlive
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, siguroi një mandat të dytë pesëvjeçar si president i Lituanisë në një fitore dërrmuese ndaj kryeministres Ingrida Šimonytė.
Shifrat paraprake nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Lituanisë treguan se Nausėda fitoi 74.5% të votave dhe Šimonytė 24.1%.
60-vjeçari Nausėda është një konservator i moderuar dhe ka qenë një mbështetës i fortë i Ukrainës, një pozicion i përbashkët në pjesën më të madhe të spektrit politik. Gjatë kohës së tij në detyrë, Lituania gjithashtu u ka dhënë strehë shumë njerëzve që kanë ikur nga një goditje autoritare në Bjellorusinë fqinje dhe nga shtypja e shtuar në Rusi.
"Pavarësia dhe liria e Lituanisë është si një anije e brishtë që ne duhet ta ruajmë, ta mbrojmë dhe ta parandalojmë plasaritjen," tha Nauseda të dielën mbrëma pas numërimit të votave, njoftojnë mediet e huaja.
Duke folur për aleatët e vendit baltik, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Poloninë, ndër të tjera, ai shtoi se "Ne kemi një qëndrim shumë të ngjashëm për çështjet themelore, si mbështetja për Ukrainën, qëndrimi ndaj kërcënimit rus".
Nausėda, një ish-bankier, hyri në politikë me kandidimin e tij të suksesshëm presidencial në 2019. Ai dhe Šimonyte fituan raundin e parë, por nuk arritën të grumbullonin 50% të votave të nevojshme për të fituar presidencën.























