Izraeli po vazhdon sulmet në Rafah pas dhjetëra të vrarëve
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Izraeli po vazhdon sulmet në Rafah pas dhjetëra të vrarëve

Flutura Bekqeli / RTK

Dënimi global po shtohet për sulmin ajror të Izraelit në një kamp për personat e zhvendosur në Rafah që vrau të paktën 45 njerëz, shumë prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Ndërkohë që pjesa perëndimore e qytetit Rafah është aktualisht nën bombardime të rënda dhe zjarr artilerie.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti sulmin, i cili vrau dy zyrtarë të lartë të Hamasit, një "gabim tragjik". Por ai tha se nuk do t'i jepte fund luftës në Gaza derisa të plotësoheshin qëllimet e ushtrisë.

Sulmi erdhi disa ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin të ndalonte ofensivën e tij në qytet, duke shtuar nivelin e paprecedentë të presionit diplomatik me të cilin po përballet Netanyahu për luftën në Gaza.

Katari tha se sulmi i Izraelit mund të “pengojë” negociatat që synojnë lirimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi, të cilat pritet të rifillojnë sot.

Në anën tjetër, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente më vonë të martën për të diskutuar goditjen në qytet, ku janë strehuar mijëra njerëz të zhvendosur

Ndërkohë Irlanda, Norvegjia dhe Spanja sot do të njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës. Ato shpresojnë se akti simbolik do të ripërqendrojë vëmendjen në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për luftën në Lindjen e Mesme. Por Izraeli ka akuzuar të tre vendet si shpërblyes të terrorizmit

Ndërkaq, pjesa perëndimore e qytetit Rafah është aktualisht nën bombardime të rënda dhe zjarr artilerie, më intensivet që nga fillimi i operacionit ushtarak në fillim të majit.

Dëshmitarët okularë thanë se tanket izraelite tani kanë marrë kontrollin e kodrës strategjike Zoroub, kodra më e lartë me pamje nga kufiri palestinezo-egjiptian.

Ushtria izraelite ka zgjeruar operacionet e saj ushtarake në perëndim dhe trupat po kontrollojnë 9 km të Korridorit të Filadelfias, kanë thënë dëshmitarët për BBC. Zyrtarët lokalë thanë se të paktën 16 njerëz u vranë gjatë natës, pa konfirmim ende nga ministria e shëndetësisë.

Sulmet ajrore kanë detyruar qindra familje të ikin në një spital aty pranë, me ekipet e shpëtimit që përpiqen të hyjnë në vendet e shpërthimit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota