Hong Kong, dënohen me burgim 14 aktivistë pro-demokratikë
BKT
Rajoni dhe Bota

Hong Kong, dënohen me burgim 14 aktivistë pro-demokratikë

Luan Qorraj / RTK

Gjykata në Hong Kong ka dënuar me burg 14 aktivistë pro demokratik të cilët, në vitin 2020 organizuan zgjedhje jozyrtare në të cilat tentuan të zgjedhin kandidatët të cilët mund të garojnë për poste zyrtare, sipas autoritreteve kineze me këtë, aktivistët kanë tentuar të "rrëzojnë qeverinë" duke nxitur krizë kushtetuese në Hong Kong.

Në mesin e të dënuarve janë ish deputet, geztar dhe qytetarë të thjeshtë të cilët morrën pjesë në portestat pro demokratike të viteve 2019-2020 dhe të cilët u arrestuan nën "ligjin për sigurinë kombëtare" të cilin Hong Kongut ia imponuan autoirtetet qendrore në Pekin.

Ky rast ka nxitur interesim të madh në përendim dhe, së bashku me disa raste tjera po shihën si provë që Pekini është duke e përdorë Ligjin për siguri kombëtare për të ndaluar çfarëdo kritike apo kundërshtimi ndaj regjimit qendror.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota