Kryeministri sllovak, Robert Fico, del nga spitali
N.M. /RTKlive
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka dalë nga një spital ku po shërohej dy javë pasi u plagos rëndë nga të shtënat.
Spitali në qytetin qendror të Banska Bystrica njofton se ai tani po merrte kujdes shëndetësor në shtëpi. Ai u transportua me aeroplan në kryeqytetin, Bratislavë, dhe u dërgua në shtëpi për të vazhduar rrugën e tij të gjatë drejt shërimit, thonë raportet, shkruan BBC.
59-vjeçari po luftonte për jetën e tij pasi u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në qytetin qendror të Handlova më 15 maj, teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi qeveritar.
Fico thuhet se i është nënshtruar një sërë operacionesh.
Ndryshe, politikani veteran, i cili ka shërbyer si kryeministër për më shumë se 10 nga 18 vitet e fundit, u rikthye në pushtet shtatorin e kaluar në krye të një koalicioni popullist-nacionalist.
Sulmuesi i tij i dyshuar, i quajtur nga mediat lokale si 71-vjeçari Juraj Cintula, është lënë në paraburgim i akuzuar për tentativë vrasje.























