Ndihma për Ukrainën, Orban: NATO çdo javë po i afrohet luftës
BKT
Rajoni dhe Bota

Ndihma për Ukrainën, Orban: NATO çdo javë po i afrohet luftës

Dardan Ramabaja / RTK

Planet e NATO-s për t`u përfshirë më shumë në luftën e Ukrainës janë si një zjarrfikës që përpiqet të shuajë zjarrin me një flakëhedhës, tha të premten kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Orban, i cili ka kultivuar marrëdhënie me Moskën, ka pasur mosmarrëveshje me vendet perëndimore për mbështetjen e Ukrainës që nga pushtimi Rus, më shumë se dy vjet më parë.

NATO po i afrohet luftës çdo javë, ka deklaruar Orban ndërsa ministrat e Jashtëm të aleancës po takohen në Pragë për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se "ka ardhur koha" që anëtarët e aleancës ushtarake të rishqyrtojnë disa nga kufizimet e lidhura me përdorimin e armëve që ata i furnizuan Ukrainës.

Ndërsa udhëheqësit ukrainas u kërkuan qeverive të lehtësojnë kufizimet, vendet perëndimore u shfaqën gjithnjë e më shumë të ndara, javët e fundit, nëse Ukraina duhet të lejohet ose jo të godasë objektivat në terrtorin rus.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë tha në fillim të këtij muaji se vendi i tij, anëtar i NATO-s, nuk do të marrë pjesë në planin afatgjatë të aleancës për të ndihmuar Ukrainën, të cilën Budapesti e ka quajtur një "mision të çmendur".

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i kërkuan Hungarisë të hënën që të ndalojë bllokimin e masave për të ofruar miliarda euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, pasi tensioni i zier me Budapestin vloi në një takim.

Orban tha, gjithashtu, të premten se negociatat për dërgimin e trajnerëve ushtarakë francezë në Ukrainë dhe për të lejuar ushtrinë ukrainase të përdorte armë perëndimore për të sulmuar objektivat ruse, ishin ide "shqetësuese", që e çojnë NATO-n më afër luftës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota