13:13 / 01.06.2024
Lufta Ukrainë-Rusi, gjysmë milioni rusë të vrarë dhe të plagosur
M.Miftari/RTKlive
Ministria e Mbrojtjes, në Londër, në raportin e fundit të statusit të luftës bën të ditur se numri i ushtarëve rusë të vdekur dhe të plagosur, ndoshta ka arritur në 500 mijë.
Vetëm në maj të këtij viti, mesatarisht 1200 ushtarë rusë vriteshin dhe plagoseshin çdo ditë, sipas Ministrisë. Është shifra ditore më e lartë e raportuar që nga fillimi i luftës në 2022, njoftojnë mediet e huaja.
Në të njëjtën kohë, Rusia vazhdon të rekrutojë ushtarë të rinj, shkruajnë britanikët në platformën ‘X’.
Shifrat e sakta për ushtarët rusë dhe ukrainas, të vrarë dhe të plagosur, kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për t'u verifikuar gjatë rrjedhës së luftës, aq më tepër, pasi Rusia dhe Ukraina, shpesh, deklarojnë numra shumë të ndryshëm.























