Zgjedhjet në Indi, nga vapa e tepërt dalja në votime është më e ulët
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet në Indi, nga vapa e tepërt dalja në votime është më e ulët

Bardhyl Bajrami /RTK

Zgjedhjet gjashtëjavëshe në Indi kanë hyrë në ditën e fundit, derisa votuesit dalin në vendvotime në 57 zona zgjedhore përgjatë tetë shteteve dhe territoreve të unionit.

Analistët presin që partia e kryeministrit Narendra Modi të fitojë kundrejt aleancës opozitare,e cila ende nuk është bërë bashkë përreth një kandidati të vetëm për kryeministër të vendit.

India ka votuar në shtatë faza, përgjatë gjashtë javëve, me qëllim të lehtësimit të barrës logjistike në vendin më të populluar në botë.

Rezultatet e zgjedhjeve pritet që të shpallen të martën, më 4 qershor, megjithatë, sondazhet, që do të publikohen pas mbylljes së vendvotimeve, pritet që të tregojnë për fituesin.

Pjesëmarrja e qytetarëve me të drejt vote në këto votime është për disa pikë të përqindjes më e ulët se në zgjedhjet e 2019-s. Sipas analistëve, pritshmëritë për një fitore të kryeministrit aktual, si dhe vala e vazhdueshme e të nxehtit përcëllues, që ka prekur shtetet veriore të Indisë, ka bërë që dalja në votime të jetë më e ulët.

E kryeministri Narendra Modi, fundin e këtij procesi zgjedhor e ka shënuar me shkuarjen në qytetin Kanyakumari, që ndodhet në cepin jugor të Indisë, në Memorialin ikonik të Shkëmbit Vivekananda për meditim dyditor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota