Lufta Hamas-Izrael, Blinken intensifikon angazhimin për armëpushim
BKT
Rajoni dhe Bota

Lufta Hamas-Izrael, Blinken intensifikon angazhimin për armëpushim

M.Miftari/RTKlive

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, po punon për të ushtruar presion ndaj Hamasit për të pranuar propozimin e armëpushimit në Gaza.

Gjatë një fluturimi për në shtëpi nga një takim i NATO-s në Pragë, ai foli me telefon me diplomatë në Jordani, Arabinë Saudite dhe Turqi. Në bisedë, Blinken theksoi se Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen pa vonesë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, njoftojnë mediety e huaja.

Përveç kësaj, ai "nënvizoi se propozimi është në interes të Izraelit dhe palestinezëve, si dhe sigurinë afatgjatë të rajonit," tha Miller.

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi të premten, se Izraeli kishte paraqitur një propozim gjithëpërfshirës për një armëpushim në Gaza - një propozim ndaj të cilit Hamasi është shprehur pozitivisht, me kusht që Izraeli "të ndalojë agresionet e tij".

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se ai është i bindur se lufta nuk do të përfundojë, derisa të shkatërrohet aftësia e Hamasit për të sunduar dhe luftuar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota