Meksika zgjedh presidente një grua
BKT
Rajoni dhe Bota

Meksika zgjedh presidente një grua

Hanife Osmani / RTK

Për herë të parë në histori, meksikanët zgjodhën një grua në pozitën më të lartë të vendit. Presidenca atje që nga 1 tetori do t’i takojë Claudia Sheinbaum.

Fitorja e Claudia Sheinbaum, përveç historike, kishte të bënte edhe me një fitore të thellë në krahasim me kundërshtarët e saj. Sheinbaum do ta zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 tetor. Sheinbaum, një ish-shkencëtare, ka premtuar në vazhdimësi se do të vazhdojë të punojë mbi përparimet e bëra nga z. López Obrador.

Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: "Unë nuk do t'ju dështoj". Mbështetësit e saj iu gëzuan fitores në sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta me mbishkrimin "Claudia Sheinbaum, presidente".

Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum ishte kryetarja e parë femër për qytetin e Meksikos që nga viti 2018 deri në vitin 2023 kur u largua për të kandiduar për president, një nga postet më me ndikim politik në vend dhe që shihet si hapja e rrugës për presidencë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota