Netanyahu i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik
M.Miftari/RTKlive
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t`i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik, konfirmon kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.
“Ne mezi presim të dëgjojmë vizionin e qeverisë izraelite për mbrojtjen e demokracisë, luftimin e terrorit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon”, shkruan Johnson në ‘X’.
Netanyahu u ftua javën e kaluar për t'iu drejtuar Kongresit nga republikanët dhe demokratët kryesorë. Ftesa shihet si mbështetje për një aleat, në të njëjtën kohë që Izraeli është subjekt i kritikave gjithnjë e më të forta për shkak të luftës në Gaza.
Disa ligjvënës kritikë ndaj strategjisë së Netanyahut pritet të bojkotojnë fjalimin.
“Netanyahu është një kriminel lufte. Unë definitivisht nuk do të jem brenda”, ka thënë senatori i Vermontit, Bernie Sanders.























