Kryeministrja daneze sulmohet nga një burrë në Kopenhagë
RTKlive
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është sulmuar nga një person në Kopenhagë të premten mbrëma, ka njoftuar zyra e saj në një deklaratë për CNN.
“Kryeministrja Mette Frederiksne është goditur nga një person të premten në mbrëmje në Kultorvet (sheshi publik) në Kopenhagë. I dyshuari është arrestuar menjëherë”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Në njoftim theksohet se Frederiksen "është e tronditur nga incidenti".
“Është e paqartë nëse kryeministri është lënduar në sulm” shkruan CNN.
Kryeministrja e Letonisë, Evika Silina ka reaguar ndaj këtij sulmi.
“Thellësisht e tmerruar nga sulmi ndaj koleges dhe mikes time, kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen”, ka shkruar Silina në rrjetin social “X”.
“Mendimet tona janë me ju dhe të dashurit tuaj. Ju uroj shërim të shpejtë”, ka shtuar ajo.























