14:49 / 29.06.2024
Sanksionet e reja të BE-së kundër Bjellorusisë
M.Miftari/RTKlive
Për shkak të përfshirjes së Bjellorusisë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, BE-ja po vendos sanksione të reja mbi tregtinë, shërbimet, transportin dhe kundër anashkalimit.
Sanksionet duhet të pasqyrojnë disa nga masat kufizuese tashmë të vendosura kundër Rusisë, duke trajtuar, kështu, çështjen e anashkalimit të sanksioneve ruse, që rrjedhin nga shkalla e lartë e integrimit që ekziston midis ekonomive ruse dhe bjelloruse, njoftojnë mediet e huaja.























