13:15 / 30.06.2024
Orbán dëshiron të krijojë një grup të ri partiak në Parlamentin Evropian
M.Miftari/RTKlive
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, dëshiron të krijojë një grup të ri të së djathtës ekstreme ndaj BE-së, në Parlamentin e BE-së, së bashku me Partinë Populiste të Lirisë të krahut të djathtë të Austrisë dhe partinë ANO të ish-kryeministrit çek Andrej Babi.
“Ne marrim përgjegjësinë për të nisur këtë platformë të re dhe fraksion të ri. Dua ta bëj të qartë se ky është qëllimi ynë”, thotë Orbán në një konferencë të përbashkët shtypi me liderët e partisë FPÖ, Herbert Kickl dhe Andrej Babis, ku ata bëjnë thirrje për mbështetje nga më shumë parti.
Për të krijuar një grup, atyre u duhen të paktën 23 anëtarë nga të paktën shtatë vende.























