13:57 / 30.06.2024
Shpërthim pranë ndërtesës së policisë, një i vdekur e disa të plagosur
M.Miftari/RTKlive
Një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur në një shpërthim në Tajlandë, mëngjesin e së dielës. Kjo është raportuar nga Bangkok Post.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën lokale, përpara një ndërtese që i përket policisë në lagjen Bannang Sata, njoftojnë mediet e huaja.
Shpërthimi dëmtoi xhamat dhe pllakat e çatisë në ndërtesë dhe gjithashtu në shtëpitë aty pranë.
Dëshmitarët thonë se ka qenë një makinë bombë që ka shpërthyer, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia.























