Sudan: Luftime të dhunshme në kryeqytetin e provincës Sennar
M.Miftari/RTKlive
RSF (Rapid Support Forces ) organizatë paraushtarake në Sudan pretendon se grupi ka marrë objektin më të rëndësishëm të ushtrisë në qytetin Singa në provincën Sennar.
Megjithatë, një zëdhënës i ushtrisë sudaneze pretendon se ushtria ka rimarrë kontrollin e kryeqytetit të provincës dhe se luftimet po vazhdojnëende.
Asnjë nga pretendimet nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Ofensiva në provincën Sennar filloi në fillim të kësaj jave.
Sipas agjencisë së migracionit të OKB-së, IOM, të paktën 327 familje janë detyruar që atëherë të largohen nga komuniteti i Jebal Moya dhe nga qyteti i Singa.
Që kur shpërthyen luftimet në Sudan, në vitin 2023, kur partitë bashkëpunuese më parë të ushtrisë dhe grupi paraushtarak RSF filluan të luftojnë njëra-tjetrën, dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi dhjetë milionë janë zhvendosur.
Lufta ka çuar në një nga krizat më të rënda humanitare në botë.























