Greqia në rrezik nga zjarret
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqia në rrezik nga zjarret

Hanife Osmani /RTK

Autoritetet në Athinë kanë ndezur alarmet e emergjencës së evakuimeve nga zjarri në disa rajone.

Zona e Kerateas ishte e para këtë të diel që u përfshi nga zjarre të mëdha.

Një zjarr i madh shpërtheu në juglindje të kryeqytetit grek në zonën e Kerateas, pasditen e së dielës. Banorët në katër vendbanime u urdhëruan të largoheshin në një zonë më  të sigurt.

Zjarri, i cili u përhap me shpejtësi, digjej mjaftë pranë shtëpive, përderisa erërat e forta pengonin ekipet emergjente në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje dolën rreth 78 zjarrfikës me 26 automjete, gjithashtu nga ajri në ndihmë erdhën edhe dy helikopterë.

Autoritetet rajonale të Athinës po kontribuojnë gjithashtu në operacionet me 10 cisterna uji dhe dy ekskavatorë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota