Si derdhen flakët diellore në të gjithë sistemin diellor
BKT
Rajoni dhe Bota

Si derdhen flakët diellore në të gjithë sistemin diellor

Aurora Verbica |RTKlive

Netëve të muajit maj këtë vit, njerëzit të cilët kanë banuar në gjerësi gjeografike të ulëta, kanë pasur mundësi të shohin shkëlqimin e ndezur të kuq, rozë dhe jeshile të fenomenit të ashtuquajtur “aurora” .

Dielli është shumë aktiv për momentin duke shpërthyer Tokën me stuhitë më të mëdha diellore sa I përket 20 vjetëve të fundit, ku një stuhi e fuqishme diellore kishte dërguar breshëri grimcash të ngarkuara që lëviznin drejt Tokës dhe, ndërsa ato kërcyen në atmosferën e planetit tonë, ato lëshuan shfaqje spektakolare të Dritave Veriore dhe Jugore, raporton BBC.

Shfaqjet verbuese të “Aurora Borealis” ishin të dukshme shumë më në jug sesa mund të ishin normalisht dhe shumë më në veri në rastin e Aurora e Australis falë fuqisë së stuhisë gjeomagnetike e cila cilësohet si më e forta në dy dekada.

Pamjet më të dukshme të fenomenit “ Aurora” , u shfaqën kryesisht në me një mori ngjyrash deri në Londër dhe Ohajo të SHBA-së. Madje, raportet madje erdhën edhe nga veriu i San Franciskos, në Kaliforni.

Mathew Owens, fizikant hapësinor në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar tha se; "Gjërat me të vërtetë duket se po përmirësohen tani". "Unë mendoj se ne jemi gati në maksimum diellor tani, kështu që ne mund të shohim më shumë nga këto lloj stuhish në dy vitet e ardhshme”, shtoi Owens. Sipas një njoftimi për shtyp nga NASA, vijat dhe pikat e shkaktuara nga grimcat e ngarkuara që godasin sensorët e kamerës bënë që imazhet të "vallëzojnë me borën”, ku japin pamje të jashtëzakonshme.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota