Pesë të vrarë nga sulmet ruse në pjesën qendrore të Ukrainës
BKT
Rajoni dhe Bota

Pesë të vrarë nga sulmet ruse në pjesën qendrore të Ukrainës

M.Miftari /RTKlive

Të paktën pesë persona janë vrarë nga një sulm me dron dhe raketë ruse në qytetin Dnipro të Ukrainës thonë zyrtarët.

"39 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi herët në mëngjesin e së mërkurës", shkroi guvernatori rajonal Serhii Lysak për mediet e huaja, që e vlerësoi sulmin si "të egër".

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një shtëllungë të madhe tymi dhe zjarri që shpërtheu nga ndërtesat pas shpërthimit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmin dhe ripërsëriti thirrjen drejtuar aleatëve perëndimorë për të furnizuar qeverinë e tij me sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, njofton BBC.

“Vetëm dy gjëra mund ta ndalojnë këtë terror rus – sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe aftësitë me rreze të gjatë të armëve tona”, shkroi ai në mediat sociale.

Dnipro, një qytet me një popullsi prej rreth një milion banorësh të paraluftës, ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse që nga fillimi i luftës mbi dy vjet më parë. Vitin e kaluar 40 njerëz u vranë pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në qytet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota