Zgjedhjet në Francë, koalicioni majtist mposhtë ekstremin e djathtë
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet në Francë, koalicioni majtist mposhtë ekstremin e djathtë

Hanife Osmani /RTK

Koalicioni majtist bënë kthesën e jashtëzakonshme në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, sipas parashikimeve preliminare, kështu duke i pamundësuar fitoren partisë së Marinë Le Pen.

Ndodhë e papritura në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë. Mobilizimi masiv i Aleancës së krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor, shuan ëndrrën historike dhe po prin sipas parashikimeve fillestare, përderisa Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë ishte i bindur pas rundit të parë një javë më herët se sonte do të festonin fitoren historike që nga Përfundimi i Luftës se dytë Botërore.

Mediet kryesore franceze po tregojnë parashikime të hershme të një fitoreje për aleancën e krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor.

Parlamenti francez i ka 577 ulëse, dhe për ta pasur shumicën, një parti duhet t'i fitojë 289 ulëse. Vlerësimet fillestare pas përfundimit të votimit në orën 20:00 parashikojnë që koalicioni majtist do t'i ketë rreth 172 deri në 215 vende parlamentare, aleanca e presidentit Macron mes 150 me 180 ulëse, ndërsa Tubimi Kombëtar, i cili shpresonte se do ta fitonte shumicën, 115 deri në 155 ulëse.

Megjithatë, kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlament. Udhëheqësi i Tubimit Kombëtar, 28 vjeçarit Jordan Bardella, i cili shpresonte të ishte kryeministri i ardhshëm i Francës, tha para mbështetësve të tij se koalicioni majtist bëri "aleancën e panatyrshme" dhe "të pandershme". Ai shtoi se presidenti Macron e ka shtyrë vendin drejt pasigurisë dhe destabilitetit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota