Ushtari izraelit vritet nga zjarri në zonën ndërkufitare me Hezbollahun
BKT
Rajoni dhe Bota

Ushtari izraelit vritet nga zjarri në zonën ndërkufitare me Hezbollahun

M.Miftari/RTKlive

Ushtria izraelite tha të premten se një nga ushtarët e saj u vra në luftime në Izraelin verior, ndërsa ushtria e vendit dhe grupi militant libanez `Hezbollah` shkëmbenin zjarr në zonën ndërkufitare.

Ushtria nuk specifikoi se si u vra rreshteri 33-vjeçar.

Një natë më parë, presidenti Joe Biden pranoi gabimet dhe zhgënjimet me qeverinë e djathtë të Izraelit, por vuri në dukje shpresat e shtuara për një armëpushim për t'i dhënë fund luftës Izrael-Hamas, që është duke shkatërruar jetën e popullit të Gazës.

Izraeli do të dërgojë një delegacion në Kajro për bisedime të mëtejshme me ndërmjetësit mbi një marrëveshje të propozuar me Hamasin për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, tha të enjten zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Palestinezët iu kthyen në rrethin e qytetit të Gazës, Shuja'iyyah, pasi trupat izraelite u tërhoqën pas një ofensive dyjavore atje. Punonjësit e mbrojtjes civile thanë se deri më tani kanë gjetur trupat e 60 personave në rrënoja.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota