Trump u paraqit i emocionuar në konventën e partisë
Dardan Ramabaja|RTK
Ish-presidenti Donald Trump arriti me vesh të fashuar në Kongresin republikan, rreth 48 orë pasi i shpëtoi atentatit në Pensilvani, ndërsa pritet të marrë biletën e fundit për garën presidenciale të nëntorit.
Donald Trump bëri një hyrje triumfuese gjatë natës së parë të Konventës Kombëtare Republikane të hënën, ku prit me ovacion nga mbështetësit e partisë dy ditë pasi i shpëtoi një atentati.
Trump hyri në Forumin Fiserv në qendër të Milwaukee me një fashë të trashë mbi vesh, ndërsa turma brohoriste "Lufto!
Ish-presidenti që nuk mbajti fjalim dukej i prekur nga turma e mijëra njerëzve ndërsa uli disa herë kokën duke thënë: ?Faleminderit të gjithëve?. Ai kishte përkrah disa nga fëmijët e tij dhe senatorin amerikan J.D. Vance, të cilin e zgjodhi si kandidat të për zv. president më herët gjatë ditës.
39 vjeçarin J.D Vance, i cili ishte një kritik i ashpër i Trumpit në vitin 2016, por që atëherë është bërë një nga mbrojtësit më të vendosur të ish-presidentit, duke përqafuar pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur.
Vance është thellësisht i popullarizuar me mbështetësit kryesorë të Trump, por mbetet për t'u parë nëse ai mund ta zgjerojë apelin e biletës. Ai ndan qasjen agresive të Trump ndaj politikës dhe deklaratat e tij konservatore për çështje të tilla si aborti mund të frenojnë votuesit e moderuar.
Trump do të pranojë zyrtarisht nominimin e partisë në një fjalim të enjten për tu përballur me presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Përpara se konventa të hapej zyrtarisht, u përhap lajmi se një gjykatës federal kishte hedhur poshtë akuzat penale kundër Trump për fshehjen e më shumë se 300 dokumenteve të klasifikuara në vendpushimin e tij në Florida pas mandatit të tij të parë në detyrë.























