Rivalët e partisë tashmë i dalin në mbështetje Trumpit
Bardhyl Bajrami/RTK
Të gjithë rivalët që i mundi ish-presidenti Donald Trump, për kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, një nga një kanë dalur në skenë dhe kanë shfaqur përkrahjen për kandidaturën e tij, Nikki Haley, Ron DeSantis dhe Vivek Ramaswamy.
"Do të nisë duke e bërë një gjë shumë të qartë: Donald Trump ka përkrahjen time të fuqishme, pikë”, tha ish ambasadorja e SHBA-së në OKB, Niki Haley e cila ishte sfiduesja më serioze e ish-presidentit Trump. Më tej ajo tha se Trump kishte kërkuar nga ajo që në emër të unitetit, të marrë fjalën në tubimin në Milwaukee.
“Për hirë të kombit, duhet të jemi me Donald Trumpin”, tha Haley para masës.
Ndërsa rivali tjetër DeSantis ka kërkuar nga masa që t’i qëndrojnë prapa ish presidentit Trump. “Nuk mund ta zhgënjejmë atë, nuk mund ta zhgënjejmë Amerikën", ka thënë DeSantis. "Kemi nevojë për një komandant suprem i cili mund të udhëheqë 24 orë në ditë 7 ditë në javë", ka thënë më tej DeSantis.























