Shtatë të vdekur nga zjarri në qytetin Nicë të Francës
Bardhyl Bajrami | RTK
Tre fëmijë, një tinejgjer, dy gra dhe një burrë kanë vdekur e 30 të tjerë kanë pësuar nga thithja e tymit nga zjarri që dyshohet të jetë i qëllimshëm, që përfshiu një bllok banesor në Nicë të Francës. Të gjithë viktimat ishin anëtar të një familjeje.
Shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre fëmijë dhe një tinejgjer si pasojë e një zjarri që përfshiu katet e sipërme të një blloku banesor në qytetin e Nicës në Francë në orët e para të së enjtes.
Prokurori lokal ka thënë se zyrtarët po hetojnë shkaktimin e këtij zjarri si një zjarrëvënie të qëllimshme.
Kryebashkiaku I këtij qyteti ka thënë se kanë pamje të cilat tregojnë qartë se zjarri është shkaktuar nga derdhja e benzinës nëpër shkallë nga persona që kishin veshur bluza me kapuç.
“Zjarri ka nisur në katin e shtatë, u ka thënë gazetarëve Damnien Martinelli prokurori I qytetit. Kam nisur hetimet për vdekjet e shkaktuara nga zjarrëvënia e qëllimshme, ka thënë Martinelli,.
Sipas raportimeve lokale, të gjitha viktimat ishin pjesë e së njëjtës familje ndërsa fëmijët që humbën jetën ishin të moshës 5, 7 dhe 10 vjeç. Viktima ishin edhe një tinejgjer, dy gra dhe një burrë.
Si pasojë e zjarrit, përves viktimave, edhe 30 persona tjerë kanë pësuar nga thithja e tymit.























