Vërshohet Pekini, autoritetet evakuojnë lagje të tëra
Luan Qorraj / RTK
Zyrtarët në Pekin kanë mbyllur pjesë të tëra të qytetit dhe kanë filluar t`i evakuojnë banorët e disa lagjeve, pasi shiu i fuqishëm shkaktoi vërshime të befasishme në shumë pjesë të qytetit më të madh në Kinë.
Vërshimet e befasishme i detyruan autoritetet në Pekin të evakuojnë lagje të tëra.
Autoritetet e kryeqytetit kinez, Pekin, kanë mbyllur pjesë të tëra të qytetit, kanë shtuar numrin e trenave në metro dhe kanë filluar evakuimin e lagjeve të ndryshme për shkak të vërshimeve të befasishme të shkaktuara nga shiu masiv.
Buroja meteorologjike e Kinës ka publikuar alarm për Pekin dhe rajon duke shtuar se pritet që në disa pjesë të Pekinit pritet që të reshurat të arrijnë 100 milimetra brenda 6 orëve.
Ekipet emergjente janë duke i ndihmuar banorët e rrezikuar, apo ata që kanë ngecur në lagjet e evakuuara prej të cilave, shumica e banorëve u transferuan në strehimore.
Përveç Pekinit, vërshime të nxitura nga shirat e fuqishme janë raportuar edhe në pjesë të tjera të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei.























