Dronë rusë sulmuan jugperëndimin e Ukrainës, plagosen dy persona
BKT
Rajoni dhe Bota

Dronë rusë sulmuan jugperëndimin e Ukrainës, plagosen dy persona

M.Miftari/RTKlive

Dronët rusë kanë sulmuar qytetin port të Izmajil, në jugperëndim të Ukrainës, për të dytën natë radhazi. Sipas autoriteteve lokale, infrastruktura është dëmtuar në zonën e portit. Dy civilë u plagosën, gjithashtu.

Kremlini ka synuar prej kohësh portet në rajonin jugor të Odesës, të cilat janë të rëndësishme për eksportet e grurit të Ukrainës.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, janë rrëzuar 38 dronë sulmues të prodhuar nga Irani, 25 prej të cilëve janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

"Tre dronë të tjerë Shahed kaluan kufirin në Rumani," njoftojnë forcat ajrore ukrainase.

Ushtria në Rumani, e cila kufizohet me rajonin e Odessa, ka qenë në kërkim të dronëve të rrëzuar pranë kufirit me Ukrainën. Sipas autoriteteve atje, shumë rumunë kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime.

Ndërkaq Reuters njofton se pjesë të një droni rus janë gjetur në tokën rumune. Kjo vlen për dronin rus të modelit Geran-2. Pjesë të këtij modeli u gjetën në një fshat pranë lumit Danub dhe kufirit me Ukrainën, njoftojnë forcat mbrojtëse të Rumanisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota