Raketa nga Libani godet Rrafshnaltën e Golanit, disa të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Raketa nga Libani godet Rrafshnaltën e Golanit, disa të vdekur

M.Miftari/RTKlive

Shërbimet izraelite të emergjencës thonë se një raketë e lëshuar nga Libani ka goditur një fushë futbolli në Rrafshnaltën e Golanit.

Hezbollah, grupi terrorist që vepron në Liban, mohon përfshirjen, njofton Reuters.

Sipas 'Haaretz' dhe 'Channel 13'  e Izraelit, nëntë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar. Ushtria izraelite po ndihmon në evakuimin e njerëzve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota