Kalifornia po përballet me zjarre masive, rreth 1400 kilometra në flakë
Luan Qorraj/RTK
Po vazhdon të përhapet zjarri masiv, i cili gjatë ditëve të kaluara ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë të Kalifornisë, duke shkaktuar dëme të reja dhe rreziqe për popullatë.
Autoritetet e Kalifornisë në SHBA kanë njoftuar se zjarri masiv, i cili filloi në afërsi të Chico-s dhe nga mediumet u quajt "zjarri i parkut" po vazhdon të rritët duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe në pyjet kaliforniane.
Zjarrfikësit kanë thënë se kombinimi i thatësirës dhe erërave të fuqishme po e pamundëson vënien e zjarrit nën kontroll dhe nxitë përhapjen e tij në disa konte të shtetit. Sipas tyre ky zjarr tanimë ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe se 1 mijë e 400 kilometra katrorë dhe besohet se ai do të vazhdojë të përhapet gjatë ditëve të ardhshme.
Autoritetet kanë këshilluar banorët e pjesëve më të rrezikuara që të largohen nga shtëpitë e tyre përderisa guvernatori Gavin Newsom ka shpallë gjendje emergjente në dy konte dhe ka siguruar grante federale për ta luftuar zjarrin.
Njëkohësisht, policia e Kalifornisë ka njoftuar se e ka arrestuar një person i cili , për arsye ende të panjohura, dyshohet të ketë nisur zjarrin, i cili tani po cilësohet si njëri prej zjarreve më të mëdha në historinë e Kalifornisë























