Netanyahut i kërkohet që t`i përgjigjet Hezbollohat për sulmin në Galan
Luan Qorraj / RTK
Kabineti i sigurisë së Izraelit e ka autorizuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant që ata të vendosin rreth kohës dhe mënyrës në të cilën forcat izraelite do të përgjigjen ndaj sulmit në fshatin Mjadal Shams, në rrafshnaltën e Galanit, gjatë së cilit u varë në së paku 12 të rinj të komunitetit Druze.
Edhe pse Izraeli, tanimë goditi një seri të caqeve të Hezbollahut në Liban, dukët se ato sulme kanë qenë vetëm reagimi i menjëhershëm dhe se Tel Avivi tani po përgatit një përgjigje masive ndaj sulmit në rrafshnaltën e Galanit. Kompanitë e ndryshme ajrore tanimë kanë bërë të ditur se kanë pezulluar fluturimet nga dhe drejtë aeroportit të Bejrutit në pritje të ndonjë sulmi të madh Izraelit.
Hezbollahu, po vazhdon të mohon përgjegjësinë për sulmin e Majdal Shams duke shtuar se të rinjtë u vranë si pasojë e rrëzimit të ndonjë rakete nga ana e mbrojtjes ajrore Izraelite.
Megjithatë, edhe krerët e Hezbollahut po kërcënohen se, në rast të ndonjë sulmi masiv izraelit, luftëtarët e tyre do të jenë të gatshëm për luftë të hapur .
Por, Tel Avivi thotë se ka prova që Hezbollahu ishte prapa sulmit, duke cekur se fshati u godit nga një raketë iraniane , Falaq, e cila gjindet në arsenalin e Hezbollahut dhe duke shtuar se kanë njohuri edhe për pozitën e saktë prej të cilës u lansua raketa.
Njëkohësisht Kombet e Bashkuara dhe disa organizata tjera, i kanë bërë thirrje dy palëve që të përmbahen në tentim të parandalimit të edhe një lufte të hapur rajonale e cila do të mund të shkaktonte dhjetëra mijëra viktima të reja .























