Me afishe kërkohet mirësjellja në lokale
BKT
Rajoni dhe Bota

Me afishe kërkohet mirësjellja në lokale

Bardhyl Bajrami/RTK

Pronarët e bizneseve në Salzburg të Austrisë po kërkojnë nga vizitorët dhe turistët që të jenë të sjellshëm dhe të kujdesshëm. Pronarja e një biznesi këtë e ka bërë duke e vënë një afishe në vitrinën e lokalit.

Në Salzburg të Austrisë, një afishe e vendosur në një dyqan ku kërkohet nga mysafirët dhe turistët që të jenë të kujdesshëm dhe të sjellshëm, është bërë temë diskutimi.

Këtë afishe e ka vendosur një pronare e një dyqani në vitrinën e lokalit. Shumë pronarë tjerë dhe punëtorë të bizneseve mendojnë se kjo është ide e mirë dhe kanë komentuar sjelljet e pahijshme  dhe të pamatura, me raste, të mysafirëve dhe turistëve.

Një veprim të ngjashëm e ka bërë edhe një biznesmen tjetër, i cili e ka vënë të njëjtën afishe po ashtu në lokalin e tij. Ai ka thënë se shenja është mirëpritur nga vizitorët dhe se një shenjë e tillë është dashur të aplikohet madje tash e 20 vjet.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota