Venezuelë, mijëra njerëz po protestojnë kundër zgjedhjeve presidenciale
BKT
Rajoni dhe Bota

Venezuelë, mijëra njerëz po protestojnë kundër zgjedhjeve presidenciale

Dardan Ramabaja / RTK

Mijëra njerëz zbritën në Karakasin qendror të hënën në mbrëmje, disa duke ecur për kilometra nga lagjet e varfra në malet që rrethojnë qytetin, drejt pallatit presidencial.

Protestat shpërthyen në kryeqytetin e Venezuelës një ditë pasi presidenti Nicolás Maduro shpalli fitoren.

Opozita e ka kundërshtuar deklaratën e Maduros si mashtruese, duke thënë se kandidati i saj Edmundo González fitoi bindshëm me 73.2% të votave.

Turmat e njerëzve kanë brohoritur "liri!" dhe kanë bërë thirrje që qeveria të bjerë.

Forcat e sigurisë të Venezuelës u përleshën me turmat e mëdha që dolën në rrugë për të denoncuar rizgjedhjen e presidentit Maduro si mashtrim

Sondazhet e opinionit përpara zgjedhjeve sugjeruan një fitore të qartë për kundërshtarin.

Partitë opozitare ishin bashkuar pas zotit González në një përpjekje për të rrëzuar presidentin Maduro pas 11 vitesh në pushtet, mes pakënaqësisë së përhapur për krizën ekonomike të vendit.

Maduro, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga pallati presidencial, tha se forcat e tij po vepronin kundër atyre që ai i quajti protestues të dhunshëm. Forcat e armatosura kanë mbështetur prej kohësh Maduron dhe nuk ka asnjë shenjë se udhëheqësit ushtarak po shkëputeshin nga qeveria.

Disa shtete të Amerikës Latine kanë kontestuar fitoren e Maduros, duke bërë që ky i fundit të largojë diplomatët nga ato vende.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota