Vritet lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh
BKT
Rajoni dhe Bota

Vritet lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh

RTSH

Kreu politik, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran sipas Hamasit duke e përshkruar vdekjen si një atentat. Në një deklaratë, Hamasi deklaroi se Haniyeh u vra në rezidencën e tij në Teheran.

Sipas grupit, Haniyeh vdiq pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian Masoud Pezeshkian, i cili u betua të martën.

Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane tha se shkaku i "incidentit" nuk ishte i qartë, por "po hetohej", raporton agjencia e lajmeve AFP.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota