Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje pas protestave të përgjakshme
Dardan Ramabaja/ RTK
Kryeministrja e Bangladeshit Sheik Hasina ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga vendi, pas protestave të përgjakshme, raportojnë mediat.
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi të hënën, pasi më shumë njerëz u vranë në dhunën më të keqe që nga lindja e shtetit të Azisë Jugore më shumë se pesë dekada më parë.
Udhëheqësit studentorë kanë shpallur një fushatë të mosbindjes civile për të kërkuar që liderja e tyre që qëndroi më së gjati në pushtet të largohet, ndërsa interneti u ndërpre plotësisht për disa orë sot.
Të dielën, të paktën 90 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën në përleshjet midis policisë dhe dhjetëra mijëra protestuesve antiqeveritar në Bangladesh të dielën.
Numri i të vdekurve përfshin të paktën 13 oficerë policie, dhe një shtetrrethim i pacaktuar mbarëkombëtar është vendosur për të frenuar dhunën e mëtejshme
Protesta e studentëve - e cila ka vazhduar që nga korriku - filloi me thirrjet për heqjen e kuotave në vendet e punës në shërbimin civil, por që atëherë është shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë antiqeveritare.
Të paktën 280 njerëz kanë vdekur si rezultat i trazirave deri më tani, gjë që ka bërë që qeveria të kufizojë aksesin në shërbimet e internetit në disa pjesë të vendit.























