Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pasi Ukraina nis sulm në territorin rus
BKT
Rajoni dhe Bota

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pasi Ukraina nis sulm në territorin rus

Flutura Bekqeli / RTK

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin Kursk të Rusisë, pasi një sulm i rrallë ndërkufitar nga trupat ukrainase vazhdoi të mërkurën.

Guvernatori rajonal në detyrë i Kursk, tha se masa ishte e nevojshme "për të eliminuar pasojat e forcave armike që vijnë në rajon". Zyrtarët rusë thanë se të paktën pesë civilë ishin vrarë dhe 31 të plagosur, gjashtë prej tyre fëmijë, që nga fillimi i sulmit.

Ukraina nuk ka komentuar zyrtarisht dhe thellësia e hyrjes së trupave ukrainase në rajon mbetet e paqartë.

Luftimet thuhet se u zhvilluan në një numër fshatrash gjatë të martës, me autoritetet lokale që u kërkuan banorëve të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të gjitha ngjarjet publike u anuluan.

Një numër alarmesh ajrore u lëshuan në Kursk dhe pamjet e postuara në internet të verifikuara nga BBC  treguan aeroplane luftarakë që fluturonin ulët mbi rajon, me tym që ngrihej nga zonat në tokë.

Sulmet e papritura ukrainase në territorin rus kanë qenë jashtëzakonisht të rralla që kur Rusia nisi pushtimin e Ukraines.

Të mërkurën në mbrëmje, deputeti ukrainas Oleksiy Honcharenko tha se ushtria ukrainase kishte vendosur kontrollin mbi qendrën e gazit Sudzha, një objekt i madh gazi i përfshirë në tranzitin e gazit natyror nga Rusia në BE përmes Ukrainës, i cili ka vazhduar pavarësisht luftës. Kjo eshtë e vetmja pikë e hyrjes për gazin rus në BE.

Garda Kombëtare Ruse tha se kishte forcuar sigurinë e termocentralit bërthamor Kursk, i cili shtrihet rreth 70 km në veri-lindje të Sudzha. Në rajonin e Belgorodit, fqinj i Kurskut, guvernatori i vendit Gladkov lëshoi gjithashtu paralajmërime për sulm me raketa.

Një kolonel në ushtrinë e Ukrainës, ka thene se sulmi ishte "parandalues", me rreth 75,000 trupa ruse që vazhdonin të mblidheshin pranë kufirit.

Pas një inkursioni të madh ndërkufitar nga Rusia në rajonin verilindor të Kharkivit në maj, kishte pasur frikë se Moska do të përpiqej të njëjtën gjë në rajonin Sumy më në veri.

Ky nuk është sulmi i parë i papritur në Rusi nga luftëtarët me bazë në Ukrainë. Forcat kaluan përsëri në rajonet Belgorod dhe Kursk në mars, ku u përleshen me forcat ruse të sigurisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota