62 te vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil, reagon presidenti
BKT
Rajoni dhe Bota

62 te vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil, reagon presidenti

Bardhyl Bajrami/RTK

62 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të udhëtarëve në shtetin Sao Paulo në Brazil. Sipas informatave të para në aeroplan ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë ekuipazhi.

Nëpër rrjetet sociale janë publikuar disa pamje nga momenti i rrëzimit të aeroplanit por këto pamje nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

Aeroplani me dy motor me propelerë, ATR-72, po fluturonte nga qyteti Cascavel në shtetin jugor Paranja për në qytetin Sao Paulo të shtetit me të njejtin emër kur është rrëzuar në qytezën Vinhedo, kanë thënë nga kompania Voepass, pronë e së cilës kompani ishte aeroplani i rrëzuar.
Autoritetet kanë thënë se edhepse aeroplani ka rënë në një zonë të banuar, nuk ka viktima e as të lënduar.

Ka reaguar edhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ngjarje ku po merrte pjesë dhe ishte duke folur, ka dhënë lajmin e trishtë dhe me të gjithë pjesëmarrësit kanë mbajtur një minutë heshtje për nderë të viktimave.

“Më duhet t’ua kumtoj një lajm shumë të keq dhe do të doja që të ngriteni në këmbë dhe të mbajmë një minutë heshtje, ka thënë presidenti i Brazilit.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe guvernatori i shtetit Sao Paulo por edhe ai i shtetit Paranja prej nga ishte nisur aeroplani.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota