Dhuroi 50 dollarë për Ukrainën-dënohet me 12 vjet
BKT
Rajoni dhe Bota

Dhuroi 50 dollarë për Ukrainën-dënohet me 12 vjet

M.Miftari/RTKlive

Ruso-amerikanja Ksenia Karelina, 33 vjeç, dhuroi 50 dollarë për një organizatë që mbështet Ukrainën. Tani ajo është dënuar me 12 vjet burg për tradhti ndaj Rusisë. 

Ajo u shpërngul nga Rusia në vitin 2012, por ishte kthyer në atdheun e saj në fillim të këtij viti për të vizituar familjen. Më pas ajo u arrestua nga shërbimi i sigurisë i FSB-së, sepse ajo dhuroi rreth 50 dollarë,  për organizatën bamirëse Razom, e cila mbështet Ukrainën, shkruan Bloomberg.

Paratë thuhet se kanë shkuar për forcat ukrainase. Ajo është e dënuar për tradhti.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota