Rifillojnë kërkimet për Mike Lynch dhe të tjerët pas fundosjes së jahtit
Dardan Ramabaja/ RTK
Kanë rifilluar kërkimet për manjatin Mike Lynch dhe personat tjerë të zhdukur pas fundosjes së jahtit britanik në Sicili.
Ekipet e shpëtimit rifilluan kërkimin për gjashtë persona të zhdukur në jahtin britanik që u fundos në Sicili. Përveç manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch dhe vajzës së tij 18-vjeçare Hannah të zhdukur janë edhe shefi i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy dhe avokati Chris Morvillo me gruan e tij.
Ndaras në një zhvillim tjetër,i bashkëpandehuri i manjatit Mike Lynch në një çështje të madhe ligjore të kohëve të fundit, Stephen Chamberlain, vdiq të shtunën në një aksident rrugor.
Prokurorët në qytetin e afërt të Termini Imerese kanë hapur një hetim për incidentin. Jahti u mbyt në mot të keq në orët e para të së hënës - ku 15 persona u shpëtuan, gjashtë rezultojnë të zhdukur dhe trupi i vdekur i kuzhinierit të anijes.
Kërkimet po vazhdojnë edhe të martën, ndërsa qasja në kabinat e jahtit është bllokuar nga mobilet "Bayesian" me flamur britanik, një varkë me vela 56 metra e gjatë mbante 22 persona dhe ishte ankoruar në portin e Porticello kur u godit nga moti i egër.
Pesëmbëdhjetë njerëz ishin larguar përpara se anija të fundosej, duke përfshirë gruan e Lynch, Angela Bacares, e cila zotëronte varkën, dhe një vajzë njëvjeçare.
Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Italinë ditët e fundit, pasi javët e të nxehtit përvëlues ngritën temperaturën e detit Mesdhe në nivele rekord, duke rritur rrezikun e kushteve ekstreme të motit, thanë ekspertët.























