Së paku 28 pasagjerë pelegrinë kanë vdekur në një aksident rrugor
BKT
Rajoni dhe Bota

Së paku 28 pasagjerë pelegrinë kanë vdekur në një aksident rrugor

Hanife Osmani / RTK

Së paku 28 pasagjerë pelegrinë kanë vdekur në një aksident rrugor i cili po i transportonte për në qytetin e shenjtë Qerbela të Irakut nga Pakistani.

Dhjetëra pelegrinë pakistanezë kanë humbur jetën në një përplasje autobusi në Iran, sipas medieve iraniane. Përplasja ndodhi në mbrëmje në provincën qendrore iraniane Yazd. Sipas raporteve policore autobusi doli nga rruga për shkak të mungesës së kontrollit të frenimit nga drejtuesi i automjetit, mosnjohjes me rrugën, shpejtësisë së lartë dhe problemeve teknike.

23 pasagjerë të tjerë u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje kritike, tha drejtori i menaxhimit të krizave të provincës për televizionin shtetëror. Përderisa gjithsej 53 persona besohet se kanë qenë në autobus në kohën e përplasjes.

Pelegrinët po udhëtonin nga provinca Sindh në Pakistan për në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për të përkujtuar një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin shiit. Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari tha se ai po mobilizonte ministrinë e jashtme për të riatdhesuar trupat e të vrarëve në aksident dhe për të ofruar ndihmë për të plagosurit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota