Rusia po kryen sulme me raketa dhe dronë në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia po kryen sulme me raketa dhe dronë në Ukrainë

Dardan Ramabaja / RTK

Rusia por kryen një valë sulmesh me raketa dhe dronë në Ukrainë, që nga orët e hershme të së hënës, njoftojnë zyrtarët në Kiev.

Zhurmat e shpërthimeve u dëgjuan në qendër të Kievit të hënën në mëngjes gjatë orës së pikut, ndërsa ushtria e Ukrainës paralajmëroi për një sulm masiv me raketa dhe dron rus pas valëve të sulmeve me dron në orët e para.

Forcat ajrore u thanë ukrainasve se Rusia kishte 11 bombardues strategjikë TU-95 në ajër dhe konfirmoi lëshimin e një numri raketash. Bëhet e ditur se ne këto sulme kanë mbetur të vdekur tre qytetarë. Jashtë kryeqytetit ukrainas, është dëgjuar zhurma e mbrojtjes ajrore që angazhohej me objektiva.

Autoritetet lokale raportuan shpërthime në qytetin veriperëndimor të Lutsk dhe thanë se një bllok apartamentesh ishte dëmtuar dhe se po verifikonin viktima të mundshme.

Komanda Operative e forcave të armatosura polake ka shkruar në platformën X se aeroplanët polakë dhe aleatë ishin aktivizuar pasi Rusia nisi sulmin, i cili synonte gjithashtu rajone në perëndim të Ukrainës dhe afër kufirit polak.

Ukrainasit kanë pritur një sulm të madh raketor rus prej disa ditësh. Ambasada e SHBA-së lëshoi një paralajmërim javën e kaluar për një rrezik të rritur sulmi rreth Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, të cilën Ukraina e shënoi të shtunën.

Rusia nisi dy valë sulmesh me dron më herët të hënën, tha ushtria e Ukrainës, me informacionet fillestare që nuk tregojnë dëme apo viktima.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota