Gjashtë të vdekur, mbi 100 të lënduar nga tajfuni Shanshan në Japoni
BKT
Foto: X
Rajoni dhe Bota

Gjashtë të vdekur, mbi 100 të lënduar nga tajfuni Shanshan në Japoni

Bardhyl Bajrami | RTK

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën e më shumë se 100 janë lënduar si pasojë e tajfunit Shanshan apo siç njihet në Japoni Tajfuni nr.10 që goditi Japoninë jugperëndimore.

Mijëra banorë të rajonit të prekur kanë mbetur pa energji elektrike. Tajfuni ka bërë që të anulohet qarkullimi i trenave dhe fluturimet e aeroplanëve.

Aeroplanët kanë pasur telashe gjatë aterrimeve dhe ngritjeve nëpër aeroportet përkatëse.

Edhe pse fuqia e tajfunit ka rënë në shkallë të një stuhie tropikale, Shanshan ende po shkakton erëra të cilat po mbërrijnë shpejtësinë deri 90km/h. Të enjten, shpejtësia e erës kishte mbërritur në 252 km/. Brenda 24 orëve në vijim, autoritetet kanë thënë se do të bien deri në 300mm shi.

Banorët e zonave të prekura janë paralajmëruar për rrëshqitje të tokës, përmbytje dhe dëme materiale.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota