12 të vdekur nga fundosja e një anijeje në Kanalin Anglez
BKT
Foto: The Times
Rajoni dhe Bota

12 të vdekur nga fundosja e një anijeje në Kanalin Anglez

Bardhyl Bajrami /RTK

Të paktën 12 emigrantë janë mbytur në kanalin anglez gjatë tentimit për të kaluar me një anije të vogël nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur jo shumë larg brigjeve të Cap Gris-nez që ndodhet në jugperëndim të Kalesë në Francë.

Kjo roje ka thënë se 12 persona janë mbytur ndërsa 53 janë shpëtuar.

Roja bregdetare britanike nuk ka qenë e përfshirë në operacionin e shpëtimit edhe pse një raport për një anije në vështirësi, në ujërat franceze e ka marrë në ora 06:50 ndërsa reagimi ndaj incidentit është koordinuar nga autoritetet franceze.

Ndihma nga roja bregdetare britanike nuk është kërkuar, kanë thënë ata.

Incidentin dhe fatkeqësinë në kanalin anglez, ministrja e brendshme britanike Yvette Cooper e ka quajtur tragjik dhe të tmerrshëm.

Gerald Darmain, ministër francez i Punëve të Brendshme e ka vizituar vendin ku janë dërguar të shpëtuarit. Darmain ka thënë se 70 persona janë vënë në anijen me madhësi më të vogël se 7m ndërsa varkat e stërmbushura përmbyten shumë lehtë e ky është një nga shkaqet pse në këso raste vdesin kaq shumë persona.

Vetëm gjatë këtij viti, kanalin anglez e kanë kaluar 21,403 emigrantë, që është numër më i madh se vitin e kaluar, megjithatë është më i vogël se numri i atyre që e kaluan në vitin 2022. Deri në qershor të 2024-s, afganët ishin ata që e kaluan më së shumti kanalin, ndërsa pas tyre janë iranianët.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota