Maqedonia e Veriut e Turqia me protokoll bashkëpunimi për integrimet
E. Hoti / RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot priti në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan.Gashi ka njoftuar se është nënshkruar edhe një protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.
“Sot realizova takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Gashi ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale.
“Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.
Theksova bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme”, ka shkruar Gashi në Facebook.























