Tajfuni `Yagi` lë dhjetëra të vdekur në Vietnam
BKT
Rajoni dhe Bota

Tajfuni `Yagi` lë dhjetëra të vdekur në Vietnam

Dardan Ramabaja / RTK

Tajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, la dhjetëra të vdekur në Vietnamin verior dhe dëme të konsiderueshme ndërsa u përplas drejt perëndimit, sipas vlerësimeve paraprake të qeverisë të hënën, ndërsa agjencia e motit paralajmëroi për më shumë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Tridhjetë e pesë persona kanë vdekur dhe 24 janë të zhdukur, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni, njofton agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Vietnamit.

Tajfuni arriti në tokë të shtunën në bregun verilindor të Vietnamit që është zonë industriale, ndërsa u reduktua në një depresion tropikal sipas vlerësimeve nga agjencia meteorologjike.

Ai ndërpreu energjinë për miliona familje dhe kompani, përmbyti autostradat, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, rrëzoi një urë dhe mijëra pemë ndërsa ndaloi aktivitetin ekonomik në shumë qendra industriale.

Menaxherët dhe punëtorët në parqet industriale dhe fabrikat në Haiphong, një qytet bregdetar prej dy milionë banorësh, thanë të hënën se nuk kishin energji elektrike dhe po përpiqeshin të shpëtonin pajisjet nga shiu në impiante.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota