Norvegjia vendos të heqë kufizimet e industrisë së mbrojtjes ndaj Turqisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Norvegjia vendos të heqë kufizimet e industrisë së mbrojtjes ndaj Turqisë

A.B| RTKlive

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se Norvegjia ka vendosur të heqë kufizimet për industrinë e mbrojtjes që vendosi në zbatim kundër Turqisë në vitin 2019.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Öncü Keçeli në një postim nga llogaria e tij X, tha se ministri i Jashtëm, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide.

"Ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide tha se kanë vendosur të heqin kufizimet për industrinë e mbrojtjes që Norvegjia vendosi në zbatim kundër Turqisë në vitin 2019", deklaroi Keçeli.

Ai tha se ministri Fidan ishte i kënaqur nga vendimi dhe se kufizime të tilla nuk janë në përputhje me frymën e aleancës, raporton Anadolu.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota