Një aeroplan ushtarak bullgar rrëzohet gjatë stërvitjeve
BKT
Foto| BTA
Rajoni dhe Bota

Një aeroplan ushtarak bullgar rrëzohet gjatë stërvitjeve

Dardan Ramabaja | RTK

Një aeroplan i ushtrisë është rrëzuar në Bullgari gjatë përgatitjeve për shfaqjen ajrore në shkallë të gjerë më 14 shtator për të kremtuar e 20 vjetorit e anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.

Aeroplani stërvitor L-39 u rrëzua në bazën ajrore Graf Ignatievo ndërsa kryente një manovër komplekse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët. Gjatë aksidentit katapulta nuk është aktivizuar, përkatësisht parashutat nuk janë hapur, thonë burimet e BNT.

Por Ministria e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë nëse dy pilotët që kontrollonin aeroplanin i mbijetuan përplasjes.

Për shkak të rrëzimit të aeroplanit ushtarak L–39 ZA, shfaqja ajrore në bazën e tretë ajrore “Graf Ignatievo” është anuluar me urdhër të ministrit në detyrë të Mbrojtjes Atanas Zapryanov.
Një hetim është duke u zhvilluar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota