Takimi Biden-Starmer, i përqendruar tek Ukraina
Bardhyl Bajrami /RTK
Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Kiir Starmer ku kanë biseduar për Ukrainën, Lindjen e Mesme por edhe Iranin dhe Korenë e Veriut. Duket se në këtë takim nuk është marrë vendimi për t’i dhënë leje Ukrainës që t`i përdorë armët me rreze të gjatë veprimi Brenda territorit të Rusisë.
Kryeministri britanik Kier Starmer ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara ku është pritur nga presidenti amerikan Joe Biden. Në takimin zyrtar, liderët kanë biseduar për rreth 90 minuta pa praninë e mediave. Temë kryesore e bisedimeve ka qenë Ukraina dhe çështja e lejimit të përdorimit të armëve me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina por edhe Lindja e Mesme dhe Irani.
Kryeministri britanik Starmer nuk ka dhënë far shenje për ndonjë vendim rreth përdorimit të këtyre armëve për Ukrainën. Kur është pyetur nëse e ka bind presidentin amerikan për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë këto armë në caqet Brenda territorit të Rusisë, Starmer ka thënë se kanë pasur diskutime të gjata dhe produktive për një numër frontesh, përfshirë Ukrainën Lindjen e Mesme dhe rajonin e Indo-Paqësorit.
Më herët, presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet perëndimore për të mos e lejuar Ukrainën që t’i përdorë ato armë drejt caqeve në Rusi. Putin ka thënë se një lëvizje e tillë do të nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejt të NATO-s në luftën në Ukrainë.























