Izraeli mbyll zyrën e Al Jazeera-s në Bregun Perëndimor
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli mbyll zyrën e Al Jazeera-s në Bregun Perëndimor

Hanife Osmani / RTK

Forcat izraelite kanë mbyllur zyrat e Al Jazeera në Bregun Perëndimor gjatë një transmetimi live. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe rrjetit mediatik janë tensionuar ndjeshëm në kontekstin e ngjarjeve të fundit në Gaza.

Forcat izraelite bastisën zyrat e Al Jazeera-s në Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar. Forcat izraelite urdhëruan mbylljen e tyre për 45 ditë. Ushtarë të armatosur dhe të maskuar hynë në ndërtesë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, duke dorëzuar urdhrin e mbylljes shefit të zyrës së Al Jazeera në Bregun Perëndimor, Walid al-Omari.

Kjo bastisje vjen pas një serie operacionesh të ngjashme në maj, kur zyrat e Al Jazeera në Nazaret dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar, u sulmuan. Izraeli e konsideron Al Jazeera si një kërcënim për sigurinë kombëtare, një akuzë që rrjeti mediatik e mohon. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Al Jazeera janë përkeqësuar veçanërisht pas fillimit të luftës në Gaza, me rrjetin që ka mbetur ndër të vetmit që raportojnë nga terreni.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota